Kryeministri spanjoll: Jemi afër fundit të pandemisë

schedule15:06 - 21 Prill, 2021

schedule 15:06 - 21 Prill, 2021

Megjithëse Spanja është përfshirë nga një valë e katërt e Covid,  kryeministri i vendit i dha shpresë qytetarëve duke deklaruar se më shumë persona janë vaksinuar se sa janë infektuar me Covid.

3,452,119 persona janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ndërsa numri i përgjithshëm i personave  që kanë marrë virusin që nga fillimi i pandemisë është 3,435,840.Deri më tani, Spanja ka administruar 13,041,032 doza të vaksinës.

“Ne kemi shkruar histori,” tha kryeministri, Pedro Sanchez të martën në mbrëmje . “Qëllimi ynë është imunizimi i 70% të popullsisë para se të mbarojë vera. Ne jemi duke iu afruar fundit të pandemisë. ”/abcnews.al