Disa vende të NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, sipas një deklarate të kryeministrit të Sllovakisë. Një veprim i tillë do të çonte në përshkallëzimin e situatës, tha ai.
“Kjo nënkupton që një numër i vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së po mendojnë të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë me dakordësi dypalëshe. Nuk mund të them se për çfarë qëllimi dhe çfarë do të bëjnë atje”, tha Robert Fico.
Fico, i cili ka kundërshtuar prej kohësh dërgimin e mjeteve ushtarake për Ukrainën dhe është cilësuar nga disa kritikë si pro-rus, nuk ofroi detaje.
Ai foli përpara një takimi të liderëve evropianë në Paris.
/abcnews.al