Kryeministri rus: Ekonomia e vendit është kthyer në rrugën e rritjes

schedule19:38 - 23 Mars, 2023

schedule 19:38 - 23 Mars, 2023

Ekonomia ruse i rezistoi sanksioneve perëndimore në vitin 2022 dhe tani është kthyer në rrugën e rritjes, tha sot kryeministri rus Mikhail Mishustin.

“Viti i kaluar ishte një periudhë e vështirë përshtatjeje,” i tha Mishustin Dumës së Shtetit (dhoma e ulët). “Le të jemi realistë, presioni nga jashtë nuk ka gjasa të zbutet. Megjithatë, ne presim që nga viti 2024 periudha e përshtatjes të përfundojë dhe Rusia të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike afatgjatë”, theksoi ai.

Duke vënë në dukje se organizatat ndërkombëtare parashikojnë një rimëkëmbje dinamike të ekonomisë ruse në vitin 2023, kryeministri Mishustin iu referua disa prej prioriteteve të qeverisë, si përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, forcimi i pavarësisë ekonomike dhe teknologjike të vendit, zhvillimi i infrastrukturës me theks në sektorin e transportit, duke ndërtuar lidhje më të forta me vendet mike dhe duke kërkuar partnerë të rinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!