Kryeministri rumun shkarkon nga detyra ministrin e Shëndetësisë: Nuk menaxhoi mirë pandeminë

schedule14:36 - 14 Prill, 2021

schedule 14:36 - 14 Prill, 2021

Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu ka shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë në kabinetin e tij, Vlad Voiculescu. Në një deklaratë mëngjesin e sotëm kryeministri sqaroi se e shkarkoi ministrin për shkak se nuk ka menaxhuar mirë pandeminë.

Siç raportojnë mediat vendase, vendimi i kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi.

Zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë. Voiculescu është Ministri i tretë i Shëndetësisë i ndryshuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Rumani. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!