Kryeministri Rama prezanton 12 prefektët e rinj

schedule17:44 - 1 Nëntor, 2017

schedule 17:44 - 1 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama shkarkoi në bllok 12 prefektët në qarqe duke i zëvendësuar ata me ushtarakë në lirim. Ai pohoi se kishte në mendje një profil të ri të prefektit, që nga civil duket se me këtë lëvizje të Kryeministrit po militarizohet.

Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra me vendim qeverie prefektët e të 12 qarqeve në vend, duke i zëvendësuar ata ushtarakë në lirim.
Kreu i Qeverisë foli për një profil të ri të prefektit, roli i cilit është i domosdoshëm, sipas Ramës, në vëzhgimin dhe raportimin e të gjitha problematikave të territorit përkatës.

Mes ushtarakëvë të përzgjedhur nga Kryeministri, gradën më të lartë e kishte prefekti i ri i Korçës.
Ndërsa të vetmes gruas Rama i kishte besuar Qarkun e Tiranës.

Kur u pyet mbi arsyen për të cilën shkarkoi në bllok të gjithë prefektët aktualë, dha këtë përgjigje.
Ndërsa i frymëzuar me rreptësi ushtarake evitoi pyetjet që nuk i pëlqyen, siç ishte ajo e ABC News mbi motivacionin e paraqitur nga ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika, në dorëheqjen e tij, për të cilën i kërkuam gjithashtu Kryeministrit nëse kishte qenë e dakortësuar me të si lëvizje.

 

https://youtu.be/K080Z_BXFAg

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!