Kryeministri Rama inspektoi situatën në qarkun e Beratit

schedule14:02 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 14:02 - 3 Dhjetor, 2017

Kryeministri Rama inspektoi situatën e krijuar në Qarkun e Beratit dhe përballimin e emergjencës pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit. Sipas tij, ndërhyrjet e realizuara gjatë viteve të fundit, kanë evituar që situate të rezultonte shumë më e rëndë sesa aktualja.

Në Berat, Edi Ramës i treguan se prurjet e Osumit kishin arritur pranë nivelit historik të vitit 1962, por më e keqja ishte arritur të shmangej.
Sipas përfaqësuesve të pushtetit vendor, çfarë shpëtoi qytetin ishte funksionimi i kanalizimeve.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, i tregoi cilat ishin disa prej planeve të ndërhyrjes në zonën e lumit.
Gjatë vizitës në Berat, Kryeministri u ndal edhe në qendrën ku janë strehuar disa prej banorëve të dëmtuar nga përmbytjet.
Shtrëngoi duart me një ekip të forcave të armatosura duke I falënderuar për ndërhyrjen.
Kryeministri u ndal edhe në Urën Vajgurore, ku drejtuesit e pushtetit vendor I treguan se investimet për mbrojtjen nga lumi, kanë shmangur përmbytjen e përvitshme të banesave dhe fushave bujqësore.
Ministrja e Shëndetësisë, i tregoi se ashtu si në të gjitha zonat e prekura të vendit, edhe këtu urgjenca mjekësore ka funksionuar me shërbim të përforcuar prej 72 orësh, duke qëndruar në kushte gatishmërie./abcnews.al

https://youtu.be/Si2P8Od2K58