Kryeministri Rama fton gratë e Fierit në vallëzim

schedule12:52 - 8 Mars, 2019

schedule 12:52 - 8 Mars, 2019

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e tij të inspektimeve dhe takimeve në Qarkun e Fierit. Ai është ndalur në një aktivitet me gratë e vajzat. Kreu i qeverisë i ka ftuar në vallëzim pasi sipas tij 8 marsi shënon një ditë proteste, por edhe feste.

“Është e vërtetë që kemi pas një debat në qeveri për 8 Marsin, a është festë apo protestë? A duhet ta festojmë 8 Marsin dhe të lemë gratë të protestojnë kundër nesh dhe këtë dileme e zgjidhi Gramozi që tha hajde shkojmë në festë. Nuk dua të bëj fjalim se nuk ju ka marrë malli për fjalimet e mija. Jam krenar që ne sot i kemi dhënë këtij vendi një qeveri që zë një vend nderi në Europë, pasi ka 50 % gra në kabinetin qeveritar dhe dua t’i shpreh mirënjohjen të gjitha grave dhe vajzave në qeverinë tonë dhe atyre të angazhuara në sektorin privat, që mbajnë një barrë dyfish të angazhimit në punë dhe në familje“.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!