Kryeministri polak Donald Tusk do të vizitojë sot Ukrainën, në shenjë mbështetjeje për qeverinë e Kievit.
Kjo është vizita e parë e Tusk në Ukrainë.
Varshava është cilësuar si një aleat kyç i Kievit, i cili po kërkon mbështetje më të madhe ekonomike dhe ushtarake nga partnerët e saj perëndimorë për t’iu kundërvënë Rusisë.
Në një deklaratë të fundit, Tusk tha se ishte duke u përgatitur vizitën e tij të radhës në Kiev, pa specifikuar datën e saktë për arsye sigurie. Vizita e Tusk në Kiev përkon me festën që feston Ditën e Unitetit të Ukrainës.
/abcnews.al