Kryeministri mbledh deputetët e PS-së të Komisionit të Ligjeve

schedule17:38 - 21 Nëntor, 2017

schedule 17:38 - 21 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama ka mbledhur sot për një mëngjes pune, deputetët socialistë që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Takimi në fjalë, që nisi rreth orës 08:30, është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë dhe ka zgjatur për rreth një orë. Mësohet se Rama ka zhvilluar biseda të lira me deputetët e tij, pa prekur çështjen e shkarkimit të kreut të KQZ-së, Klement Zguri dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që si procedura parlamentare do të nisin pikërisht nga Komisioni i Ligjeve. Gjatë bisedës, deputeti Bashkim Fino i ka thënë Ramës se kishte folur me Saimir Tahirin dhe se ky i fundit ishte i shqetësuar. Përgjigjia e Ramës mësohet të ketë qenë: “Ai nuk ka pse shqetësohet. Gjetja e patentës diku nuk implikon njeri”. Kryeministri pritet të zhvillojë takime të ngjashme edhe me deputetët socialistë të komisioneve të tjera parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!