Kryeministri kanadez: Irani të kompesojë familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar

schedule14:52 - 18 Janar, 2020

schedule 14:52 - 18 Janar, 2020

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka kërkuar nga autoritetet iraniane që të kompesojnë familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar.

Trudeau ka theksuar se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në aeroplanin që u rrëzua në Iran javën e kaluar.

Kryeministri kanadez ka bërë me dije se një shumë prej 19,122 dollarësh do të ofrohet për familjarët e viktimave.  Ai ka theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte familjarët e viktimave që të mbulonin shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera.

Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez.

“Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Por, unë i kam takuar ata. Ata nuk mund të presin për javë të tëra, ata kanë nevojë tani për mbështetje”, ka thënë kryeministri Trudeau.

Pasi fillimisht kishte mohuar përgjegjësinë, Irani pranoi se ushtria “pa dashje” kishte rrëzuar avionin ukrainas më 8 janar, pasi ishte nisur nga aeroporti në Teheran, duke vrarë 176 personat që gjendeshin në bord./abcnews.al