Kryeministri japonez: COVID-19, sfida më e madhe me të cilën përballet vendi

schedule15:47 - 16 Shtator, 2020

schedule 15:47 - 16 Shtator, 2020

Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese.

Kryeministri i ri i Japonisë Yoshihide Suga tha se COVID-19 është sfida më e madhe me të cilën po përballet vendi.

Suga mori detyrën nga Shinzo Abe i cili muajin e kaluar dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Në konferencën e mbajtur për shtyp, ai tha se tashmë vendi kishte nevojë për të punuar për rimëkëmbjen ekonomike.

Po ashtu ai theksoi se do të rriten testimet si edhe do të sigurohet vaksina në momentin që do të miratohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!