Kryeministri izraelit flet për vajzën e tij autike në OKB: Gjatë një sulmi me raketa, e mora dhe e çova në strehë

schedule07:41 - 23 Shtator, 2022

schedule 07:41 - 23 Shtator, 2022

Kryeministri izraelit Yair Lapid iu referua vajzës së tij autike të enjten gjatë fjalimit që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “ Kam një fëmijë me nevoja të veçanta. Emri i saj është Yaeli. Ajo është autike. Nuk flet ”, tha Lapid.

Ai iu referua asaj për të trajtuar luftën 11-ditore midis forcave të armatosura të vendit të tij dhe grupeve të armatosura palestineze në Rripin e Gazës në maj 2021, kur raketat u hodhën në territorin izraelit nga enklava e sunduar nga Hamasi.

Izraeli u angazhua në një sulm 11-ditor me Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura palestineze atë muaj. Nga 10 deri më 21 maj, 260 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë militantë, sipas autoriteteve lokale, ndërsa në Izrael, sulmet me raketa nga Gaza vranë 13 persona, duke përfshirë një ushtar.

Kryeministri Lapid kujtoi një sulm me raketa në Tel Aviv gjatë të cilit iu desh ta çonte vajzën e tij në një strehë . “Më duhej ta zgjoja në tre të mëngjesit që të mund të vraponim në strehë, shpërthimet mund të dëgjoheshin mbi shtëpinë tonë”, tha ai.

“Çdokush që na predikon për rëndësinë e paqes është i mirëpritur të provojë të nxitojë në strehë në orën 3 të mëngjesit me një fëmijë që nuk flet. Për t’i shpjeguar atij, pa fjalë, me gjuhën e shenjave, pse disa po përpiqen ta vrasin”, theksoi kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!