Kryeministri indian: Vetëm diplomacia mund të zgjidhë konfliktin në Ukrainë

schedule14:40 - 10 Korrik, 2024

schedule 14:40 - 10 Korrik, 2024

Një ditë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, kryeministri indian Narendra Modi bisedoi sot në Vjenë me kancelarin austriak Karl Neuhammer për luftën në Ukrainë, gjatë së cilës ai theksoi nevojën për veprime diplomatike.

Nehammer tha se është e rëndësishme të kuptojmë pozicionin e Indisë ndaj Ukrainës dhe t’i përcjellim shqetësimet e Europës, duke theksuar se ishte një “sinjal i rëndësishëm dhe domethënës” që India mori pjesë në samitin në Zvicër muajin e kaluar.

Kancelari austriak tha se Austria mund të japë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!