Kryeministri indian, lideri botëror më i ndjekur në Instagram

schedule14:52 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 14:52 - 5 Dhjetor, 2018

Instagram, është bërë rrjeti social më i përdorur nga liderët botërorë pas Tuiter dhe Facebook. E në klasifikimin më të fundit kryeministri Indian Modi është lideri më i ndjekur në botë në këtë rrjet.

Lideri botëror më i ndjekur në Instagram është kryeministri Indian, Narendra Modi, me 14.8 ndjekës. Në vemdet e para renditen dhe presidenti i Indonezisë Joko Uidodo, me 12.2 milion ndjekës, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp me 10 milionë.

Papa Francesco është në vendin e katërt me 5.7 milion ndjekës, dhe pas sovranit të Vatikanit me më shumë se 4 milion ndjekës është mbretëresha Reina e Jordanisë, presidenti turk Erdoan dhe profile i SHtëpisë së Bardhë. Në vendin e tetë është Familja mbretërore e Britanisë së Madhe, ndërsa 10 vendet e para mbyllen me Mohamed bin Rashid,, sovranin e Dubait, dhe kryeministri rus Dimitri Medvedev.

Mes europianëve, pas familjes mbretërore britanike është presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane Merkel me më pak se 1 milion ndjekës.

Klasifikimi përfshin vetëm krerë shteti dhe qeverie. Instagram, është rrjeti social më i përdorur mes liderëve botërorë pas Tuiter dhe Facebook. Mes përdoruesve më aktiv të Instagram gjejmë Donald Tusk presidentin e Këshillit Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!