Kryeministri Indian: Bëni yoga, është një mbrojtje e sigurt kundër Covid

schedule11:59 - 19 Qershor, 2020

schedule 11:59 - 19 Qershor, 2020

Imagjinoni një rreth zjarri, një mbrojtje të padukshme rreth trupit tuaj që ju mbron nga cdo element i jashtëm, që shmang dhe një kërcënim të brendshëm. Joga, meditimi, forcimi i mendjes, mund të ndihmojnë në krijimin e një mbrojteje dhe imunitare, kundër koronavirusit. Deklarata është bërë nga kryeministri i Indisë Narendra Modi, i cili publikoi një mesazh në video për ditën ndërkombëtare të Jogës që shënohet në 21 qershor.

Kryeministri nacionalist, vegjetarian dhe kundër përdorimit të alkolit praktikon dhe vetë jogen dhe është mjë promovues i trajtimeve të tjera tradicionale indiane që kur është në postin e kryeministrit, që nga 2014. Në politikën e tij janë një mjet i rëndësishëm influence kulturore jashtë vendit.

Në këtë mënyrë, me anë të kësaj video ai i bën apel bashkëqytetarëve të tij të marrin pjesë në ditën e jogës, që zakonisht bën bashkë me mijëra persona në të gjithë botën. Por këtë herë ai këshilloi që të qëndrohet në shtëpi për shkak të pandemisë.

Modi këmbëngul se joga është një mik besnik në ndërtimin e një mbrojteje të sigurtë.

Sigurisht që nuk është një gënjeshtër por në Indi ndoshta nuk mjafton. Vendi me 1.3 miliard banorë është i katërti në botë për numër rastesh me më shumë se 380 mijë viktima.

Dita botërore e Jogës e miratuar në 2014-ën me një entuziazëm të madh të 177 vende anëtarë të OKB-së, mes të cilave 47 të fesë islame, mbledh cdo vit me mijëra persona./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!