Kryeministri i RMV-së në samitin e NATO-s: Bashkëpunimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë janë e ardhmja e Ballkanit

schedule12:54 - 10 Korrik, 2024

schedule 12:54 - 10 Korrik, 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ndodhet në Uashington ku është i pranishëm në Samitin e NATO-s të mbajtur me rastin 75-vjetorit të Aleancës.

Mickoski është takuar me Jean Sain dhe senatorin Tom Tillis, si edhe anëtarët e grupit të vëzhgimit për NATO-n.

Gjatë këtij takimi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka kaluar një sërë sfidash dhe ndryshimesh, megjithatë tregoi se bashkëpunimi dhe investimi në fqinjësi të mirë, ndihmon në përparimin e vendeve dhe të një jetese më të mirë të qytetarëve.

“Bllokadat, frenimet dhe pengesat duhet të jenë një relike e një kohe të shkuar nga e cila rajoni duhet të mësojë dhe të mos krijojë më përçarje mes qytetarëve. Është e mirëpritur çdo iniciativë dhe bashkëpunim që është në të mirë të rajonit”, ka thënë ndër të tjera Mickoski.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!