Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi në pritje të mandatit 100 ditor

schedule13:19 - 27 Janar, 2024

schedule 13:19 - 27 Janar, 2024

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pritet të votohet më 28 janar.

Analisti i Maqedonisë së Veriut, Seladin Xhezairi në një intervistë të dhënë për gazetaren e ABC News Linda Karadaku, në Tetovë u shpreh se tashmë të gjitha parashikimet të çojnë tek Talat Xhaferi, i cili pritet që nesër të marrë mandatin 100 ditor.

“Nuk dihet ende se si do të veprohet nesër nga opozita shqiptare. Të gjitha parashikimet thonë se në orët e vona të së dielës, Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministrin e parë shqiptar. Ende janë në analizë të dyja partitë për strategjinë më të mirë, por të dyja palët kanë afirmuar dhe se nuk përjashtohet mundësia e daljes në një listë të përbashkët zgjedhore, edhe pse është ende herët”, u shpreh analisti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!