Kryeministri i Malajzisë, Mukhidin Yassin i ka dhënë sot dorëheqjen Mbretit të vendit, pasi pranoi se përpjekja e tij për të siguruar mbështetjen e nevojshme politike për të hartuar një plan për t’u rimëkëmbur nga pandemia kishte dështuar.
“Ka disa që janë të uritur për pushtet dhe autoritet, në vend që t’i japin përparësi jetës njerëzore,” u tha kryeministri në largim kundërshtarëve politikë.
Yassin do të shërbejë si Kryeministër në detyrë derisa mbreti të zgjedhë kryeministrin e ri.
Yassin ka qenë kryeministër i Malajzisë për 17 muaj, dhe dorëheqja e tij mund të çojë në një periudhë të re të paqëndrueshmërisë politike, shoqëruar me një shpërthim të koronavirusit. g.v/abcnews.al