Kryeministri i Libanit: Sulmet e Izraelit, gjenocid. Kërkojnë të na shkatërrojnë

schedule14:08 - 23 Shtator, 2024

schedule 14:08 - 23 Shtator, 2024

Kryeministri i përkohshëm i Libanit e ka quajtur breshërinë e sulmeve ajrore të Izraelit një “gjenocid në çdo kuptim të fjalës”.

Najib Mikati po fliste në një takim të kabinetit në Bejrut, duke shtuar se sulmet ajrore të Izraelit synonin të shkatërronin qytetet dhe fshatrat e Libanit, shkruan Sky News.

Ushtria izraelite tha se i goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku e postoi një fotografi të shefit ushtarak, gjenerallejtënant, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.

Këto janë bombardimet më të ashpra të Izraelit në Liban prej se nisën luftimet mes tij dhe Hezbollahut tetorin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!