Kryeministri i Libanit bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm me Izraelin

schedule12:09 - 11 Tetor, 2024

schedule 12:09 - 11 Tetor, 2024

Kryeministri në detyrë i Libanit Mikati ka bërë thirrje për një rezolutë të OKB-së që kërkon një armëpushim “të menjëhershëm” me Izraelin.

Ai i kërkoi Izraelit të ndalojë sulmet e tij ndaj popullatës civile dhe zonave të banuara, duke thënë se 139 persona u vranë në sulmet e djeshme.

“Të gjithë ata ishin civilë. Kjo nuk është më e pranueshme. Ku është njerëzimi? Në çfarë realiteti po jetojmë?”, theksoi ai.

Mikati tha gjithashtu se sulmi izraelit ndaj forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor është një “krim i denoncuar”./abcnews.al