Kryeministri i Izraelit Yair Lapid uron Benjamin Netanyahun për fitoren në zgjedhje

schedule18:47 - 3 Nëntor, 2022

schedule 18:47 - 3 Nëntor, 2022

Kryeministri Yair Lapid ka telefonuar Benjamin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e Izraelit, njoftoi të enjten zyra e kryeministrit, pak më pak se 48 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, parashikimet e fundit sugjerojnë se ish-kryeministri Netanyahu dhe partitë aleate do të marrin 64 nga 120 ulëse.

Kurse, Lapid dhe aleatët e tij parashikohet të fitojnë 51.

Hadash/Taal, një parti arabe që nuk do të mbështeste asnjë nga liderët, parashikohet të fitojë pesë. Presidenti Isaac Herzog do të fillojë konsultimet me politikanët për formimin e një qeverie të re pasi rezultatet të certifikohen zyrtarisht më 9 nëntor, tha ai të mërkurën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!