Kryeministri i Irlandës u bashkohet mjekëve në vijën e pare të luftës kundër pandemisë

schedule10:29 - 6 Prill, 2020

schedule 10:29 - 6 Prill, 2020

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, u riregjistrua si mjek dhe do t’i bashkohet stafit mjekësor për t’i ndihmuar në betejën kundër pandemisë së koronavirusit.

The Guardian konfirmoi se Varadkar ishte përfshirë sërish në regjistrin e mjekut në mars me synimin punën e drejtpërdrejtë me pacientët dhe asistimin e mjekëve të tjerë.

“Shumë prej familjarëve dhe miqve të tij punojnë në mjekësi. Donte të ndihmonte sadopak,” tha një zëdhënës i kryeministrit irlandez për Reuters.

Varadkar u diplomua nga Trinity College i School of Medicine në vitin 2003 dhe punoi si mjek për shtatë vjet para se të përqëndrohej me kohë të plotë në politikë. Ai u hoq nga regjistri i mjekut të Iralndës në vitin 2013.
Kreu i Irlandës vjen nga një familje mjekësh. Prindërit e tij janë përkatësisht mjek dhe infermiere, partneri i tij, Matthew Barrett është kardiolog, ndërsa motrat e Varadkar dhe bashkëshortët e tyre punojnë gjithashtu në shëndetësi.

Muajin e kaluar, Simon Harris, ministri i shëndetësisë në Irlandë, njoftoi një fushatë për të rekrutuar profesionistë të shëndetësisë që kishin hequr dorë nga profesioni. “Vendi juaj ka nevojë për ju,” ishte mesazhi i fushatës. Më shumë se 50 mijë njerëz aplikuan brenda pak ditësh.

Irlanda ka 5000 raste të konfirmuara. 158 njerëz kanë humbur jetën dhe 25 janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!