Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, thotë se nuk ka marrë asnjë raport apo indikacion se raketat ose dronët janë lëshuar nga Iraku gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
“Pozicioni ynë është i qartë dhe ne nuk do të lejojmë që Iraku të hidhet në arenën e konfliktit”, u shpreh al-Sudani në një deklaratë.
Hapësira ajrore irakiane ishte një rrugë kryesore për sulmin e Iranit në mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit dhe zyrtarët irakianë thonë se Irani i informoi ata, si dhe vendet e tjera në rajon, përpara sulmit./abcnews.al