Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca, qeveria më jetëshkurtër/ Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pak orë pas miratimit të kabinetit

schedule10:18 - 6 Tetor, 2025

schedule 10:18 - 6 Tetor, 2025

Franca është sërish në një krizë politike, më pak se një muaj pasi doli nga një e tillë.

Kryeministri Sebastian Lecornu dha dorëheqjen këtë të hënë, vetëm disa orë pasi u emërua kabineti i tij qeveritar.

Pallati Elize e bëri njoftimin pasi Lecornu u takua për një orë me Presidentin Emmanuel Macron në fillim të kësaj javë në mëngjes.

Përbërja kryesisht e pandryshuar e kabinetit qeveritar u prit me kritika të ashpra në gjithë spektrin politik.

Disa parti në Asamblenë Kombëtare e kishin kritikuar ashpër përbërjen e qeverisë së re dhe kërcënuan se do ta rrëzonin atë me votë.

Vete Lecornu tha se ishte gati tee beente kompromis, por akuzoi partitee e tjera se po punonin veteem peer interesin e vet, sikur tee kishin shumiceen parlamentare.

“Isha gati për kompromis, por secila parti politike donte që partia tjetër politike të miratonte të gjithë programin e saj. Kushtet nuk ishin përmbushur që unë të kryeja funksionin tim si kryeministër”, tha Lecornu.

Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, Lecornu vendosi disa rekorde. Ai u bë kryeministri më jeetëshkurtër, vetëm 27 ditë në detyrë dhe kaloi kohën më të gjatë pa qeveri, 26 ditë. Qeveria e tij, e sapoemëruar, është qeveria qe ka qëndruar më pak në detyrë. Lecornu ishte kryeministri i pestë i Macron në vetëm dy vjet.

Partitë opozitare, me ne krye Bashkimin Kombëtar të Marine Le Pen, i kanë bërë thirrje presidentit Macron të shpërndajë asamblenë dhe të thërrasë zgjedhje ose të dorëhiqet.

Ndërkohë vendi ka mbetur sërish në një ngërç, pasi çështja që u bë shkak i dorëheqjes së Francois Bayrou, miratimi i buxhetit, ka mbetur ende e pazgjidhur.

Politika franceze është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme që nga rizgjedhja e Macron në vitin 2022, për shkak të mungesës së ndonjë partie apo grupi që mban shumicën parlamentare.

Vendimi i Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e kaluar e thelloi krizën duke prodhuar një parlament edhe më të fragmentuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!