Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti, sonte në ABC News përballë Mirela Milorit

schedule14:53 - 26 Tetor, 2019

schedule 14:53 - 26 Tetor, 2019

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i ftuar sonte në orën 20:00 në ABC News. Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milori kreu i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i përgjigjet pyetjeve për disa çështje shumë të rëndësishme që e presin sapo të marrë detyrën.

Qeveria e re e Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë dhe jo vetëm. Çfarë mendimi ka kryeministri i ardhshëm i Kosovës për idenë e Schengenit Ballkanik? Çfarë pritet të ndodhë me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë? Si e sheh perspektivën e Kosovës, kryeministri i ardhshëm i saj?

Të gjitha do të marrin përgjigje në orën 20:00 në televizionin ABC News. Intervista do të transmetohet live edhe përmes web-it të Abc News Albania. /abcnews.al