Kryeministri hungarez telefonatë me Stoltenberg: Mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule15:25 - 24 Janar, 2024

schedule 15:25 - 24 Janar, 2024

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i tha të mërkurën Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Në një postim në platformën X, Orban shtoi se i tha shefit të aleancës në një bisedë telefonike se do të vazhdojë t’i bëjë thirrje parlamentit hungarez që të votojë për hyrjen e Suedisë në NATO dhe të përfundojë ratifikimin në rastin e parë të mundshëm.

Stoltenberg përshëndeti vendimin e Hungarisë për të mbështetur qartë anëtarësimin e Suedisë në Aleancë dhe së shpejti do të ratifikojë kandidaturën e saj.

“Bisedë e mirë me kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Unë mirëpres mbështetjen e qartë të kryeministrit dhe qeverisë së tij për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Pres me padurim ratifikimin sapo të mblidhet parlamenti,” tha Stoltenberg në një postim në Platformën X./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!