Kryeministri Hoti mbërrin në Tiranë, vizita e parë zyrtare pas marrjes së detyrës

schedule10:30 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:30 - 3 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Hoti u prit në ceremoni zyrtare nga homologu i tij Rama në Pallatin e Brigadave.

Më pas ai ka në agjendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Hoti e paralajmëroi këtë vizitë gjatë takimit me kryeministrin Rama në Prishtinë.

Ky i fundit kreu një vizitë dyditore në Kosovë, lidhur me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte./abcnews.al