Kryeministri grek shtron drekë në shtëpinë e tij për Ramën, gruaja që i shoqëron

schedule17:15 - 8 Janar, 2021

schedule 17:15 - 8 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Greqi, ndërsa ditën e sotme homologu i tij Kyriakos Mitsotakis organizoi një drekë në shtëpinë e tij për kreun e qeverisë shqiptare.

Në pamjet që kanë publikuar mediat greke, në drekë ndodhen Edi Rama, Mitsotakis, Nikos Dendias dhe Eleni Sourani, ish-ambasadore e Greqisë në Shqipëri, aktualisht Drejtore e Diplomacisë në zyrën e Kryeministrisë helene.

Por për cfarë diskutuan? Bazuar te mediat greke, Rama- Mitsotakis diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Ballkan dhe perspektivën Evropiane, si dhe pandeminë e koronavirusit.

Mitsotakis dhe Rama shprehën kënaqësinë për përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Referuar aktualitetit, pjesë e diskutimeve mendohet se ka qenë padyshim edhe cështja e kufirit detar, ku dy palët vendosën që të shkojnë në Hagë për ta zgjidhur përfundimisht./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!