Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Mitsotakis iu injektua vaksina pak para orës 14:30 në spitalin Attikon, ndërsa përpara tij u vaksinua një infermiere, një 88-vjeçar dhe Presidenti i Republikës.
Specialisti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras ishte i pranishëm gjatë vaksinimit të kryeministrit , ndërsa priste edhe radhën e tij.
Mitsotakis e përshkroi procedurën si “plotësisht pa dhimbje” , pasi përfundoi administrimi i dozës së parë të vaksinës, ndërsa uroi një “fillim të mbarë” për stafin mjekësor.
Kryeministri, në një deklaratë, pas vaksinimit të tij, theksoi se “sot është një ditë e madhe për shkencën dhe për Bashkimin Evropian, “që menaxhoi dhe dorëzoi vaksinën në të njëjtën ditë në të gjitha vendet evropiane, duke vënë në praktikë solidaritetit evropian »
“Sot, të gjithë grekët janë duke buzëqeshur nën maskat, pasi në vendin tonë fillon detyra e vështirë e vaksinimit masiv” , shtoi kryeministri dhe shtoi se “si një udhëheqje politike sot ata japin shembullin se vaksina është e sigurt dhe efektive “.
Kujtojmë se Greqia është ndër vendet e para evropiane që merr vaksinën e Pfizer/ BioNTech. Vendi fqinj do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt. s.b/abcnews.al/