Kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal, 34 vjeç, i njohur tashmë dhe si kryeministri i parë homoseksual në Francë ka zgjedhur kabinetin e tij.
Sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e e qeverisë.
Një qeveri e re franceze shpallet zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Élysée. Alexis Kohler e bëri njoftimin nga Jardin d’Hiver (Kopshti Dimëror) i pallatit presidencial.
Disa nga ministrat u rikonfirmuan në poste si Darman, ministër i brendshëm dhe Dupond-Moretti ministër i drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i financave dhe Sébastien Lecornu mbetet ministër i mbrojtjes.
Stéphane Séjourné, i cili dikur ishte patneri i kryeministrit, u emërua ministër i ri i jashtëm i Francës, duke zëvendësuar Catherine Colonna. Macron zgjodhi Attal, një 34-vjeçar besnik me njohuri mediatike, për t’i dhënë frymë të re mandatit të tij të dytë.
Emërimi i tij dërgoi një sinjal se ndryshimi ishte duke u zhvilluar, me Macron duke u përpjekur të rindërtojë qeverinë e tij pas një viti trazirash mbi reformën e diskutueshme të pensioneve dhe një ligj imigracioni që kritikët thanë se i bënte shumë lëshime të djathtës ekstreme.
Pas emërimit të tij të martën, Attal premtoi të jetë i guximshëm për të ndihmuar klasën e mesme të përballojë koston dhe rritjen e jetesës./abcnews.al