Kryeministri francez: Ndërhyrja e Moskës në çështjet e brendshme të shteteve mund të jetë ‘lufta e re botërore’

schedule10:47 - 6 Qershor, 2024

schedule 10:47 - 6 Qershor, 2024

Ndërhyrja e Rusisë në jetën e brendshme të shteteve është “një helm që kërkon të manipulojë opinionin publik” dhe mund të jetë “lufta jonë e re botërore”, paralajmëroi sot kryeministri francez Gabriel Atal.

“Ne pamë këto duar të kuqe në memorialin e Holokaustit, pamë këto yje të Davidit të pikturuar në mure.

Madje kohët e fundit pamë arkivolet e vendosura nën Kullën Eifel”, tha ai.

“Këto ndërhyrje, kjo mund të jetë lufta jonë e re botërore. Dhe sepse, për më tepër, këto janë manipulime që vijnë nga jashtë dhe kërkojnë të na përçajnë”, shtoi.

“I pari që paralajmëroi për këto kërcënime është vetë Presidenti i Republikës në vitin 2017, përballë Vladimir Putinit që ishte pranë tij.

Kjo përzierje është një helm. Është një helm që kërkon të manipulojë opinionin publik, që kërkon të na përçajë, që kërkon të minojë sigurinë tonë në një formë të re, një formë hibride”.

Në tetor, pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, yjet e Davidit u pikturuan në fasadat e ndërtesave të apartamenteve në periferi të Parisit. Ky veprim, për të cilin u arrestua një çift nga Moldavia, autoritetet franceze ia atribuuan shërbimeve ruse të sigurisë (FSB).

Në orët e para të 14 majit, duart e kuqe u vizatuan në memorialin e Holokaustit në Paris dhe policia dyshon për tre persona që më pas ikën jashtë vendit.

Të shtunën, tre persona, një bullgar, një burrë i lindur në Gjermani dhe një tjetër i lindur në Ukrainë vendosën arkivole pranë Kullës Eifel të mbuluar me flamurin francez dhe me mbishkrimin “Ushtarët francezë të Ukrainës”.

Rusia ndërkohë tha dje se nuk po ndërhyn në punët e Francës dhe mohoi çdo fushatë dezinformimi që synon Olimpiadën e Parisit.

/abcnews.al