Kryeministri i Francës Jean Castex ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai ndodhet në izolim së bashku me vajzën e tij 11 vjeçare, e cila po ashtu ka rezultuar pozitive. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri francez izolohet për shkak të kontaktit me një rast Covid-19.
Ai u izolua në qershor kur gruaja e tij rezultoi pozitive. Castex do të qëndrojë në izolim për 10 ditë./abcnews.al