Kryeministri bullgar, Stefan Janev në një intervistë për mediat ka theksuar se zgjidhja e kontesteve mes dy vendeve është te politikanët dhe jo te historianët.
“Historianët nuk duhet të jenë udhëheqës të politikës, për shkak se politika është përgjegjësi e qeverive”, deklaroi Janev.
Sipas tij, dy qeveritë duhet të ulen dhe në mënyrë pragmatike të bisedojnë se çfarë mund të bëhet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.
“Historianët janë njerëz të shkencës. Sipas meje, shkencëtarët duhet të merren vetëm me shkencë, t’i vërtetojnë tezat në bazë të fakteve dhe dëshmive me seriozitet dhe përgjegjësi. Ata nuk duhet të jenë udhëheqës së politikës, për shkak se politika është përgjegjësi e qeverive. Politika është përgjegjësi e ekzekutivit që u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Nevojat e qytetarëve definohen përmes votimit në zgjedhje, përkatësisht zgjidhja për këtë çështje është te politika dhe te qeveritë e dy vendeve”, tha Janev.
Sipas tij, zbatimi Marrëveshjes për fqinjësi e vitit 2017 shkon ngadalë, ndërsa Komisioni i përbashkët për histori mes RMV-së dhe Bullgarisë nuk ka arritur asgjë./abcnews.al