Kryeministri bullgar refuzon të takojë Presidentin e Maqedonisë

schedule12:42 - 14 Qershor, 2018

schedule 12:42 - 14 Qershor, 2018

Kryeministri  bullgar, Bojko Borisov dhe ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, kanë anuluar takimet me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Sofje.

Ky qëndrim vjen një ditë pasi kreu i shtetit maqedonas refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë.

“Nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të fqinjit tonë. Qëndrimi ynë është parimor dhe i qartë si dhe i gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, theksohet në kumtesën nga qeveria e Bullgarisë.

“Qeveria bullgare nuk sheh arsye të shfrytëzohet për debate të brendshme politike në Shkup. Thelbësore për zhvillimin e ardhshëm të shtetit tonë fqinj është integrimi në BE dhe NATO dhe kjo nuk duhet te vihet në pikëpyetje”, thuhet në njoftimin e qeverisë bullgare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!