Kryeministri britanik do të bëhet sërish baba. Dhe ky do të jetë fëmija i gjashtë, që ai pret me gruan e tij të tretë. Pas divorcit nga gruaja e dytë, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se ata tashmë janë fejuar, ndërsa në fillim të verës presin që fëmija të vijë në jetë shkruan New York Times.
Partnerja e kryeministrit është një ish-drejtuese e komunikimit për Partinë Konservatore (Tories). 55 vjeçari Johnson tashmë ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë Marina Wheeler. Çifti u martua para 25 vitesh, por tani janë të ndarë. Megjithatë Johnson besohet se kishte edhe një fëmijë nga lidhja e dashurise me Helen Macintyre. Ai refuzoi të përgjigjej, kur gjatë fushatës elektorale, u pyet se sa fëmijë kishte.
Johnson do të jetë kryeministri i parë që nga Toni Bler që ka një fëmijë ndërsa jeton në 10 Downing Street. Z. Bler dhe gruaja e tij. Z.Boris dhe Znj. Symonds ishin çifti i parë i pamartuar që u zhvendos në rezidencën e kryeministrit. Fëmija do të jetë i pari për Znj Symonds./abcnews.al