Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën e në Lindjen e Mesme. Ai ka theksuar se konflikti po përshkallëzohet thuajse orë pas orë mes Izraelit dhe Hezbollah në Liban. Kryeministri britanik gjithashtu bën thirrje për një armëpushim.
Në një intervistë për BBC ai ka nënvizuar se ky konflikt duhet të zgjidhet në mënyrë diplomatike.
“Unë jam shumë i shqetësuar për situatën pasi rreziku i përshkallëzimit është i lartë. Dhe këtë po e shohim jo vetëm ditë pas ditë, por pothuajse çdo orë.
/abcnews.al/