Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se populli i Ukrainës do të jetë gjykatësi ynë

schedule03:47 - 6 Mars, 2022

schedule 03:47 - 6 Mars, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka bërë thirrje për një përpjekje të ripërtërirë midis liderëve botërorë për të siguruar që pushtimi rus i Ukrainës të dështojë. Duke shkruar në “New York Times”, Johnson parashtroi një plan me gjashtë pika, duke përfshirë forcimin e shpejtë të mbrojtjes në vendet e NATO-s.

“Putini duhet të dështojë dhe duhet parë të dështojë në këtë akt agresioni,” shkroi ai. “Nuk janë historianët e ardhshëm, por populli i Ukrainës që do të jetë gjykatësi ynë”. Partia Laburiste e Britanisë së Madhe ka kritikuar kryeministrin se nuk ka vepruar më shpejt me sanksionet. Johnson pritet të përsërisë fjalimin e tij me liderët e tjerë perëndimorë këtë javë raporton “BBC”.

Ai do të takohet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte të hënën dhe do të presë liderët nga Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia të nesërmen.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!