Kryeministri australian: Facebook ka sulmuar një shtet sovran!

schedule11:49 - 18 Shkurt, 2021

schedule 11:49 - 18 Shkurt, 2021

Facebook ka bllokuar përdoruesit australianë të platformës së tij nga aksesi në lajmet lokake  dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Scott Morrison tha se masa tregon qartë se kompanitë e teknologjisë ‘mendojnë se ato janë mbi qeveritë ndërsa të tjerët e quajtën atë ‘një sulm ndaj një kombi sovran’ dhe një ‘abuzim të pushtetit’.

Australia po përpiqet të bëjë që kompanitë e teknologjisë, përfshirë Facebook dhe Google, të paguajnë për lajmet që shpërndahen  në faqet e tyre, pasi po fitojnë shumë të ardhura nga reklamat.

Ligji do t’i detyrojë ata të bëjnë marrëveshje me kompani mediatike ose të vendosin tarifa për to. Ndërkohë Google ka kërcënuar se do të  tërheqë shërbimet e tij nga Australia, por në të njëjtën kohë gjithashtu ka filluar të sigurojë marrëveshje për ndarjen e të ardhurave me botuesit.

Facebook nga ana tjetër ka deklaruar se:  “Botuesit zgjedhin të postojnë lajmet që dëshirojnë  në Facebook, pasi kjo u lejon atyre të rrisin audiencën  dhe të ardhurat nga reklamat”.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt tha se masa “është një sulm ndaj një kombi sovran dhe një sulm ndaj lirisë së njerëzve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!