“Kryeministri Albin Kurti në Tiranë”, Denion Ndrenika: Kosova nuk është e gatshme për minishengenin

schedule08:05 - 11 Shkurt, 2020

schedule 08:05 - 11 Shkurt, 2020

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti këtë të martë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të takohet me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore në Tiranë. Gjatë vizitës së tij Kurti pritet që të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e PD-së Lulzim Basha etj.

Nga Abc-ja e Mengjesit gazetari  Denion Ndrenika ka komentuar fitoren e Albin Kurtit ku ka theksuar se ai ka qenë njeri i vendosur dhe nuk përkulej lehtë, por sipas tij duket se diçka ka ndryshuar tek ai që në momentin që ai pranoi se ka ndryshuar strategjinë por jo qëllimin, kjo i bie se është kundër planit Ahtisari.

Gjithashtu përballe Enkel Demit, Ndrenika ka theksuar se kryeministri i ri i Kosovës gjatë tre muajve të negociatave e humbi mundësinë që të jetë tashmë një person i vendosur.

Në tryezë ulesh me armikun por nuk bëhesh dot mik me të, ne nuk bëhemi dot miq me serbët. Albin Kurti duhet të vendosë piketat, a do ta mbajë fjalën për bashkimin me Shqipërinë.Unë do të thoja se një pjesë më të madhe të fajit për këtë e ka Tirana dhe jo Kosova. Pikpamjen e qeverisjes në Kosovë unë pak besoj se mund të ketë një ndryshim drastik në lidhje me këtë fakt. Unë druaj se Kurti në këto tre muaj bisedime e humbi shansin që të jetë i vetëvendosur. Unë thjesht po rikthej veprimet e tij. Ai duhet që tashmë të tregojë strategjinë që do të ndjekë. Qëllimi duhet të jetë shteti i përbashkët me Shqipërinë. A e meriton Kurti të ishte kryeministër për bindjen time po, por unë druaj se për shkak të metamorfozës e ka pësuar si të tjerët”, tha gazetari Ndrenika.

Ndërkohë në lidhje me vizitën e tij në Tiranë dhe takimin që do të zhvillojë me kryeministrin Rama ku pritet të njihet me minishengenin, gazetari Ndrenika ka theksuar se Kosova nuk është e gatshme të bëhet pjesë e saj.

Minishengeni në historinë e shkurtër i përket vitit 2002-2003, por lëvizja e lirë e mallrave mund të bëhet dhe me respektimin e marrëveshjes CEFTA nga Serbia. Nëse do të jetë fitore heqja e kufirit ne duhet ta përshëndesim, por unë nuk besoj se Kosova është e gatshme dhe meriton të jetë pjesë e këtij  minishengeni siç është tani. Unë druaj se ky shengen do të jetë funksional, nuk besoj se serbët nuk ulen, pasi ato nuk e kanë vetëm me ne por ato e kanë problemin me të gjithë, Vetëm nëse Serbia do të ulë thikat mund të kemi një hap drejt së ardhmes. Por serbët kurrë nuk e harrojnë kush janë dhe nga vijnë. Unë nuk po them se ne jemi të pikuar nga Zoti, por ne pranojmë se fqinjë tanë grek që mund të jenë dhe më keq se serbët ne pranojmë ditët e tyre të shenjta”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!