Kryeministri Albin Kurti në Londër, kërkon reciprocitet me Serbinë

schedule12:36 / 24/02/2020

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar edhe në Londër ku po merr pjesë në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Tëitter, në të cilën shkruan se Kurti ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ndërkohë, marrëveshja për linjë hekurudhore midis Kosovës e Serbisë është konsideruar si një nga cështjet kyçe për Kosovën.

Në postimet e BERZH’it në Tëitter, marrëveshja për linjën hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë është quajtur “linja veri-jug”.

“Lidhja rajonale veri-jug, bashkëpunimi rajonal nën kornizat e integrimit në Bashkimin Evropian, janë çështje kyçe për Kosovën”, shkruhet në postimin e BERZH’it.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i ulur në samit pranë kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon./abcnews.al

schedule12:36 / 24/02/2020