Kryeministër shqiptar në RMV/ Ministri Hasani nga Shkupi: Shqiptarët, faktor stabiliteti

schedule10:56 - 17 Janar, 2024

schedule 10:56 - 17 Janar, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani i konsideron shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor stabiliteti në këtë shtet.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun Bujar Osmani, në Shkup, Hasani u shpreh se fakti që Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar, të përkohshëm, tregon progresin e bërë në vendin fqinj.

Sipas Hasanit, të dyja vendet kanë arritur rezultate në reformat për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Patëm një bisedë të shkëlqyer dhe konstruktive. Faleminderit për vizionin e qartë përpara. Më lejoni ta përgëzoj Bujarin për kryessimin e OSBE. Prej fillimit të agresionit rus, OSBE ka ndryshuar shumë. Pavarësisht bllokimeve të krijuara nga Rusia në OSBE, ia dolët të keni një mandat të suksesshëm. Vizita në Shkup ka një rëndësi të posaçme, të dy vendet tona kanë arritur rezultate mbreslënëse. Ne sapo kemi përfunduar me sukses procesin screaning.

Ne kemi ecur së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin, ky rrugëtim ka ndikuar për të forcuar bashkëpunimin mes nesh. Një nga projektet më madhore që jemi duke  punuar është korridori 8, i cili tashmë nuk është projekt në letër, por pjesë e korridoreve pan evropiane. Do të transformojë ekonomitë tona. Sot më shumë se kurrë njerëzit tanë ndajnë vizion të përbashkeë. Shqipëria do të ndjekë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut si dhe zgedhjet politike parlamentare dhe presidenciale.

Ne urojmë që ky proces të ecë mbarë. Dua të theksoj për rolin që luan faktori shqiptar për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë subjektet shqiptae në Maqedoninë e Veriut. Fakti që Maqedonia do të ketë përkohësisht kryeministër, tregon progesin që ka bërë vendi juaj dhe kjo shoqëri”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!