Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministër “me detyrim”, Macron konfirmon Lecornu

schedule22:17 - 10 Tetor, 2025

schedule 22:17 - 10 Tetor, 2025

Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit të ri të Francës u njoftua këtë të premte.

Macron ka emëruar Sebastien Lecornu, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit në fillim të kësaj jave pas vetëm 27 ditësh në detyrë.

Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron i ngarkoi Sebastien Lecornu detyrën e formimit të një qeverie të re, shkruan news.sky.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar që Franca të ketë një buxhet deri në fund të vitit dhe për t’iu përgjigjur problemeve të përditshme të bashkatdhetarëve tanë”, tha Sebastien Lecornu në një reagim në platformën X.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!