“Kryeministër i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut”/ Xhaferi flet për etiketimet: Përgjegjësitë janë të njëjta!

schedule20:14 - 29 Shkurt, 2024

schedule 20:14 - 29 Shkurt, 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xheferi, i ftuar në “Real Story” në ABC Neës komentoi detyrën e tij të re, të përkohshme  si kreu i qeverisë së RMV-së.

Ai u shpreh se përgjegjësitë janë të njëjta, ndërsa shtoi se ka kompetencat dhe përgjegjësitë sikur të jetë 4 vite në mandate, ose sikur të jetë edhe disa mandate.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Një pyetje e kam se dëgjoj shpeshherë dhe mendoj se përdoret me cinizëm, shpesh ju referohen si kryeministri i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut. Mendoj se ka një dozë cinizmi dhe fatkeqësisht mendoj se është në gjuhën shqipe përdoret me shumë nga shqiptarët. Pse ndodh kjo?

Xhaferi: Çështja është që nuk jam marrë me atë aspekt. Njoh atë ç’ka është përcaktim kushtetues. Qeveria është qeveri, qoftë edhe një ditë ka statusin e qeverisë dhe i ka kompetencat dhe përgjegjësit sikur të jetë 4 vite në mandate sikur të jetë edhe disa mandate. Përgjegjësi janë të njëjta. Çështja e marrëveshjeve politike në kohën e kaluar për tejkalim të ngërçeve politike rezulton të ketë një format të qeverisë me pjesëmarrje të opozitës dhe pse opozita formalisht nuk është pjesë e programit qeveritar që ka dalë nga zgjedhjet por përtej detyra  të përgjithshme të përditshme që ka t’i shtohet edhe një obligim që të jetë përgjegjëse për përgatitjen mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend. Kështu që vetëm se i është shtuar një kompetencë dhe një obligim, asgjë tjetër nuk është shkurtuar nga ajo që është kompetencë dhe punë e qeverisë në përgjithësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!