Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka theksuar se pas shembjes nga vandalët ato do e ringrejnë sërish Teatrin.
“Vandalët e shëmbën, por do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve”, shkruan në rrjetin social Facebook, Kryemadhi.
Lexo edhe: Protesta për shembjen e Teatrit, 1 000 policë, RENEA dhe anti-terrori në gatishmëri
Ndërkohë në bluzën e veshur nga kryetarja e LSI-së duken te stampuar disa nga figurat që kanë bërë histori në kulturën shqiptare. Në Bluzë janë të stampuar, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Liza Vorfi, Prokop Mima, Bujar Lako, Agim Qirjaqi dhe Marika Kallamata.
Pjesë e protestës së qytetarëve janë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. /abcnews.al