Kryemadhi takim me gratë sipërmarrëse: U prezantova paketën ekonomike të opozitës

schedule12:50 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:50 - 11 Korrik, 2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas.

Kryemadhi shprehet se në takimin gratë sipërmarrëse ndanë me pikëpamjet e tyre mbi politikat që i nevojiten biznesit.

Kryetarja e LSI thekson se i ka prezantuar me gratë sipërmarrëse me një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%.

“Shpreha gatishmërinë për të dëgjuar propozime nga biznesi, për politika ekonomike që do të ndihmojnë në punësimin e të rinjve të cilët sapo janë diplomuar apo kanë mbaruar shkollat profesionale”, shkruan Kryemadhi mes të tjerash.

E plotë nga Monika Kryemadhi:

Së bashku me Klajdën zhvilluam një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas. Në këtë bashkëbisedim, gratë sipërmarrëse ndanë me ne pikëpamjet e tyre mbi politikat që i nevojiten biznesit. Ato na shpjeguan disa nga problematikat me të cilat ndeshen çdo ditë. Një domosdoshmëri, për biznesin shqiptar sipas tyre është dhe pajisja e prodhimeve shqiptare me certifikata në mënyrë që të mundësohet eksportimi i tyre në vendet e BE.

Gjatë bisedës, i parashtrova zonjave të nderuara të Dhomës Ekonomike të Gruas një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%. Ne si LSI, mendojmë se kjo politikë do të ndihmojë biznesin por dhe do të ulë informalitetin.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë për të dëgjuar propozime nga biznesi, për politika ekonomike që do të ndihmojnë në punësimin e të rinjve të cilët sapo janë diplomuar apo kanë mbaruar shkollat profesionale.

Si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëra thirrje të gjitha grave të bëhemi bashkë për të forcuar autoritetin dhe rritur pushtetin e gruas në jetën e përditshme dhe në politikë.