Kryemadhi takim me gratë në Patos: Shkollat profesionale drejt mbylljes

schedule11:40 - 21 Shkurt, 2021

schedule 11:40 - 21 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme takim me gratë në qytetin e Patosit.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh se shteti ka lënë pas dore qytetarët duke lënë jashtë vëmendjes shumicën e njerëzve që janë kontribuuesit kryesorë në këtë vend.

“Inxhinierët dhe naftëtarët tanë rrinë pa punë dhe pa paga. Shkollat profesionale po shkojnë drejt mbylljes. Qëllimi ynë kryesor është të ripopullojmë Shqipërinë, të rikthejmë fëmijët , të rinjtë që kanë ikur sepse nuk kanë asnjë të ardhme.

Është mirë që po rindërtohet një spital në Fier sepse ka nevojë, por ka një problem, ky spital i ri është me koncesion si do të funksionojnë. Dhe gjithashtu në sektorin e naftës është abuzuar  shumë”, tha Kryemadhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!