Deputetja e PL Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK. Mësohet se prokuroria ka nisur një verifikim sa i takon pasurisë së Monika Kryemadhit.
Kryemadhi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00.
“Kjo është hera e parë që Kryemadhi është thërritur në SPAK, pasi më herët ka dhënë sqarime përballë Prokurorit Sotir Kllapi, pasi ky i fundit po kryen hetime në lidhje me disa kallëzime që janë regjistruar ndaj Kryemadhit”, tha për ABC News gazetari Ermal Vija. Gjithashtu një hetim që është nisur ndaj Kryemadhit ka të bëjë me lobimin e ish-partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe tjetra me burimin e parave për ndërhyrje estetike. Kujtojmë se Kryemadhi i është sekuestruar edhe një telefon në pronësi të saj, por që është gjetur në banesën e nënës së saj,. Ndër të tjera verifikime po kryhen edhe për ish-presidentin Meta.
/abcnews.al/