Kryemadhi: Reformës në drejtësi nuk do t’i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj

schedule12:43 - 23 Tetor, 2017

schedule 12:43 - 23 Tetor, 2017

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar përmes rrejtit social facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Kryemadhi akuzon Ramën se jo vetëm mbron por edhe shet sipas interest bashkëpuntorin e tij në kriminalizimin e politikës, Saimir Tahirin. Sulmi i sotëm i paprecedent – shkruan ajo –i atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi, është shenjë e qartë e pamundësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës. Për Monika Kryemadhin kryeministri gabon në përdorimin e artificave ligjore në reformën në drejtësi si dhe për vetëpozicionimin në kah të pafajësisë së bashkëpuntorit të tij, duke sulmuar të vetin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit, përfundon kryetarja e LSI, Kryemadhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!