Kryemadhi paralajmëron zgjedhje të parakohshme

schedule14:15 - 21 Tetor, 2017

schedule 14:15 - 21 Tetor, 2017

Pak pasi Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend u tërhoq për të vendosur a do t’ja jepte apo jo prokurorisë autorizimin për arrestimin e ish-ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi u shpreh e bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përpara Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin dhe i bëri një thirrje të drejtëpërdrejtë. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim përpara të rinjve të LRI-së apeloi të dalin derë me derë dhe t’ju kërkojnë falje të rinjve për gabimet që politika ka bërë në këto 27 vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!