Kryemadhi: Numrin e votave në kuti nuk e ndryshon dot as “Kodi” dhe as “Venecia”

schedule10:55 - 3 Nëntor, 2020

schedule 10:55 - 3 Nëntor, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët u shpreh se administratës shtetërore duhet t’i rikthehet normaliteti dhe t’i jepen mundësia të rinjve për të marrë në dorë fatet e tyre.

E pyetur nga gazetarja e “ABC News” Erneta Shevroja nëse do t’i qëndrojnë të njëjtit mendim si PD për aplikimin e opinionit të Venecias, apo do të fokusohet tek maksimizimi i votës, Kryemadhi tha se pavarësisht rekomandimeve, numrin e votave në kuti sipas saj nuk e ndryshon dot as “Kodi” dhe as Komisioni i Venecias.

Pyetja: Nga ana e PD kërkohet se nëse do të ketë rekomandime në opinion, ai opinion duhet të aplikohet për zgjedhjet e 25 prillit. A i qëndroni të njëjtin mendim apo mendoni se duhet fokusuar te maksimizimi i votës për 25 prillin?

Kryemadhi: Kur flasim për ligjet unë e dëgjoj zotin Basha sepse ai është i diplomuar për këtë gjë. Kjo është çështja e Komisionit të Venecias dhe Kodit Zgjedhor, por e rëndësishme për mua në fund të ditës është se çdo lloj rekomandimi,  numrin e votave në kuti nuk e ndryshon dot as “Kodi” dhe as Komisioni i Venecias.

Ftesa për shqiptarët për të ardhur dhe votuar në Shqipëri më 25 prill nuk ka të bëjë me Komisionin e Venecias, por me seriozitetin e shtetit. Ilir Meta lufton në mbrojtje të Kushtetutës edhe Lul Basha ruan kornizën e komunikimit diplomatik.

Si nënë, mendoj se është me rëndësi kthimi i të rinjve dhe të reja në Shqipëri dhe t’i ndëshkojnë ata.  Është shumë e rëndësishme që ndëshkimi i tjetërsuesve të pronave të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe t’i krijojmë mundësinë të rinjve dhe të reja të marrin në dorë fatin e tyre”, tha Kryemadhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!